top of page

Tragjedia në Librazhd, vëllai i Rezartës kërcënon kunatin: Do të vras






Për vdèkjen e motrës së tij, Rezarta Hajdarit ka folur së fundmi, vëllai i 19-vjeçares, Reshit Xibraku. Ai është shprehur se do ta kërkojë drejtësisë deri në fund për motrën e tij dhe thekson se dyshon se ngjarja mund të jetë vrâsje.



“Ne arsyen do ta gjejmë në polici. Fola mbrëmë me Olsin në telefon edhe e pyeta si qe ngjarja. Tha hëngrëm darkë, shkuam për të fjetur edhe mora një mangall me prush. E vendosa në dhomë tha, edhe shkojmë e flemë thotë. Kaq mbaj mend thotë. Do ta kërkoj drejtësinë deri në fund, nuk do t’i lëmë rehat, do t’ia marr dhe unë jetën siç iku motra ime nën dhe, ashtu do të iki dhe ai nën dhe. Dyshojmë që mund të jetë vrasje. Motra ime nuk ishte e sëmurë. Ishte e mirë, e shkathët dhe nuk e vriste veten”, është shprehur ai.



Më tej ai u shpreh para mediave se nuk do gjejë qetësi Olsi, kunati dhe familja e tij derisa të zbardhet e vërteta. Ai kërcënon kunatin dhe shprehet se nuk ka për ta lënë rehat.



“Do ta kërkoj drejtësinë deri në fund. Nuk kemi qenë tek shtëpia. Çfarë pati motra? Kush ia mori jetën motrës time? Nuk do i lemë rehat”, u shpreh ai.


19-vjeçarja Rezarta Xibrraku dhe bashkëshorti i saj 27-vjeçar, Olsi Hajdari u gjetën të hèlmuar në shtëpinë e tyre në fshatin Xhyrë të Librazhdit.


Rezarta, që vetëm pesë ditë më parë kishte veshur fustanin e bardhë u gjet pa shenja jète, ndërsa 27-vjeçari u dërgua në spitalin e Librazhdit dhe ia doli që të shpëtonte.


Fillimisht u raportua si vètëhelmim, ndërsa pista tjetër ku kanë nisur hetimet është se mund t’i ketë hèlmuar dikush me fostoksinë. Vetë Olsi pretendon se i ka helmuar mangalla me prush që kishin marrë gjatë natës në dhomë. Familja e Rezartës fajëson familjen e dhëndrit dhe kërcënojnë se do të marrin hak.


Policia dhe Prokuroria ende po hetojnë për rastin, pasi deklaratat e të afërmeve janë kontradiktore dhe ngjallin dyshime.

댓글


bottom of page