top of page

Gjimnazi “Shaban Çollaku” në Klos, rikonstruksioni drejt fundit




Rikonstruksioni i godinës së gjimnazit “Shaban Çollaku” në qytetin e Klosit ende nuk ka përfunduar. Ndonëse ka edhe pak më shumë se një muaj nga afati për përfundimin e punimeve, shumë procese sapo kanë nisur. Prej dy ditësh ka nisur puna për montimin e sistemit të ngrohjes.


Specialistët po vendosin kaloriferët në të gjitha ambjentet e kësaj godine, ndërsa fillimisht puna ka nisur në katin e tretë.

Deri tani janë disa volume pune të përfunduara në katin e tretë dhe të dytë. Në këto dy kate ka përfunduar sistemi i ndriçimit dhe shtrimit të pllakave. Po ashtu, janë vendosur dyert e dritaret.


Puna vijon në katin e parë ku ende nuk janë montuar dyert e vendosur pllakat. Burime pranë firmës që po bën rikonstruksionin e kësaj godine thonë se punimet do të mbyllen brenda afatit që korespondojnë me muajin shkurt të vitit të ardhshëm.


Aktualisht nxënësit e këtij gjimnazi e zhvillojnë mësimin pasdite në ambjentet e shkollës 9-vjeçare “Tahir Hoxha”, Klos.



Comentários


bottom of page