top of page

Sulmoi turistët spanjollë, dënohet me një vit burg Mihal Kokëdhima (VIDEO)










Pak muaj më parë, Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit “Panorma” sulmoi disa turistë spanjollë.


Ditën e sotme mësohet se Kokëdhima për këtë vepër penale është dënuar me një vit burg. Vendimi është marrë nga Gjykata e Vlorës.


Biznesmeni Kokëdhima u arrestua pas dhunës së turistëve, ndërsa akuzohet për “kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.


Pronari i restorant “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima u bë protagonist i kësaj vere, teksa më datë 17 gusht u publikua një video ku biznesmeni shihej teksa sulmonte disa turistë spanjollë. Pas një debati me klientët, Kokëdhima i ka ndjekur ata dhe më pas u është hedhur mbi makinë


Me duart me gjak e i kapur mbi kofano Mihal Kokëdhima ka qëndruar për disa kilometra mbi makinë dhe ka thyer xhamin e parë. Më 18 Gusht biznesmeni ka dalë para gjykatë dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.


Ai e apeloi këtë vendim duke arsyetuar edhe faktin se ishte sëmurur brenda në qeli, por ankesa nuk u pranua. Sot Gjykata e Vlorës dha dënimin për biznesmenin.





Comments


bottom of page