Plan i Bardhë, 13 anëtarët e familjes Basi do ta festojnë vitin e ri në çadër
- Matinews
- Dec 17, 2019
- 1 min read

Të gjithë kanë planifikuar se ku do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve, dikush në lokal e dikush jashtë vendit, por të dëmtuarit nga tërmeti i 26 Nëntorit, për fatin e tyre të keq do të duhet ta kalojnë në çadër.
Në një situatë të tillë është edhe familja Basi nga fshati Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit.
13 anëtarët e kësaj familjeje do të kalojnë natën e ndërrimit të viteve nën çadër, pavarësisht temperaturave të ulta.
Banesës së tyre i është vendosur shiriti për shkak të dëmtimit të saj nga tërmeti. Zile Basi thotë se ky dimër do ta gjejë familjen e saj nën çadra.
Fatin e kësaj familje kanë edhe disa familje të tjera në Bashkinë Klos e Mat, ku natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë nën çadra.
Burimi: Mattv.al
Comments