top of page

LAJMI I FUNDIT/ Gjendet i vrarë 74-VJEÇARI në Milot





Një i moshuar 74-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë gjahu. Të paktën këto janë dyshimet e para nga policia.


Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës ‪18:30 në Milot.


Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Pjetër Marku, banues në Milot. Kanë qenë familjarët ata që kanë parë të moshuarin të mbulura në gjak.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Comments


bottom of page