top of page

Jasir Asani largohet nga Partizani, zbulohet ekipi i ri







Përflitej prej kohësh, por tashmë ka marrë edhe rrugë zyrtare. Jasir Asani është lojtari më i ri i AIK Stokholm. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e klubit të Partizanit, që heq dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të sezonit të shkuar. Asani do të jetë në dispozicion të të kuqve edhe për dy ndeshjet e radhës, ndaj Teutës dhe Vllaznisë, për t’u transferuar më pas te AIK.


Kalimi i 24-vjeçarit në kampionatin suedez do të jetë fillimisht në formulën e huazimit, me të drejtë blerje nga AIK. Shifrat nuk bëhen ende të ditura, por besohet që të kap vlerën mbi 500 mijë euro.


“Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes së transferimit të Jasir Asanit drejt ekipi suedez AIK. Mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në formulën e huazimit te klubi suedez nga Janari 2020. Klubi i AIK njëkohësisht do të ketë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të Asanit në fund të sezonit. 24 vjeçari do të jetë në dispozicion të kampionëve të Shqipërisë edhe për dy ndeshjet e radhës ndaj Teutës dhe Vllaznisë, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në kampionatin suedez.


Performanca mjaft pozitive e Asanit në radhët e të kuqve, me të cilët u shpall edhe kampion i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane për të përfituar shërbimet e tij, por insistimi i vazhdueshëm i AIK rezultoj edhe oferta më konkrete dhe më e mirë për Asanin dhe Klubin.


Klubi dëshiron të falënderoj Jasir Asanin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re,” thuhet në njoftimin e klubit kampion të Superligës.

Comentarios


bottom of page