Gaz Demi merr “frenat” e Partizanit, zbret në fushë për të ndjekur lojtarët
- Matinews
- Dec 17, 2019
- 1 min read

Situata tek Partizani duket se nuk është e qetë. Humbja në derbi ndaj Tiranës ka trazuar ujërat tek tek të kuqtë, ku pas humbjes ka ardhur dhe shkakrimi i trajnerit, Franko Lerda.
Ditët e fundit, “frenat” e klubit në dorë i ka marrë vet presidenti Gaz Demi, i cili është parë shumë aktiv dhe ka ndjekur nga afër stërvitjen e lojtarëve.
Në përgatitjet e sotme të drejtuara nga Renaldo Kalari ka qenë sërish i pranishëm presidenti Gaz Demi. Në një foto Demi shihet duke folur edhe me lojtarin tashmë të huazuar në Suedi, Jasir Asanin.
Nuk dihet ende marrëdhnia e tij me Drejtorin Sportiv, Olsi Rama, por me çfarë shihet nga jashtë ka një krisje mes tyre.
Comments