E FUNDIT/ Dënohet me 1 vit burg Ervin Salianji
- Matinews
- Dec 18, 2019
- 1 min read

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 1 vit burg Ervin Salianjin, ish-deputetin e Partisë Demokratike.
Vetëm një javë më parë, Prokuroria dha pretencën e saj ku kërkoi 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove për ish-deputetin Salianji.
Gjykata gjithashtu shpalli fajtor edhe të pandehurit e tjerë. Albert Veliu u dënua me 3 vjet 5 muaj burg, Fredi Alizoti me 2 vjet burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi dënohet me 6 muaj burg, dënim që konvertohet 100 orë pune në publik.
Reklame
Comentarios