top of page

25-vjeçarja vdiq 1 orë pasi solli në jetë fëmijën, kërkohet arrestimi i mjekut që iku në SHBA





Është kërkuar arrestimi i mjekut përgjegjës për vdekjen e 25-vjeçares, Rexhina Debrova në muajin prill 2019, gjatë operacionit për lindjen e fëmijës.


Prokurori i çështjes i ka kërkuar gjykatës së Elbasanit, caktimin e masës së “Arrestit në burg” në mungesë për veprën penale të “Neglizhencës në trajtim mjekësor”, për mjekun që kishte ndjekur procesin e lindjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova.


Policia dhe prokuroria e Elbasanit i kanë kërkuar ndihmë zyrës së Interpolit me qëllim shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Ardjan Kadaifçiut,i cili nëse do të arrestohet në SHBA, do të ekstradohet në Shqipëri.


Në tetor, bashkëshorti i Rexhina Debrovës, e cila humbi jetën një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj, ka lënë të kuptohet përmes një postimi në Facebook, se do të kërkojë vetëgjyqësi për dhimbjen e madhe që i kanë shkaktuar mjekët.


Burri i 25-vjeçares së ndjerë, i akuzon mjekët për neglizhencë dhe korrupsion. Ai tha përmes një postimi në Facebook  se gjilpëra që u përdor “gabimisht” për Rexhinën gjatë lindjes do të ngulet në syrin e tyre.

Comments


bottom of page